Detaje nga kallëzimi në SPAK/ Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit abuzoi me 3 tendera

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi është kallëzuar në SPAK nga një grup qytetarësh për abuzime me tre tendera për rikonstruksionin e rrugëve dhe shkollave.

Kryetari i degës së partisë Demokratike, Emels Xhaxaj, ishte bashkë me qytetarët në prokurori. Ai sqaroi dje para mediave se edhe pse Roskoveci është bashkia me taksat më të larta, është dhe bashkia që është në prag të falimentit.

“Janë bërë shkelje në pabarazi në garë, ku kryetarja e bashkisë nuk ka bërë garë të ndershme, por ka zgjedhur si fitues gjithmonë njerëzit e vet që janë pranë bashkisë, që punojnë aty për kryetaren e bashkisë, që bëjnë pazare dhe blejnë vota për kryetaren e bashkisë dhe këto janë tendera preferenciale” – deklaroi ai.

Bëhet fjalë për 1 tender 42 milionë lekë të vjetra, një tjetër 200 milionë dhe një tjetër 24 milionë. Këto abuzime janë bërë në “kurriz” të rikonstruksioneve të rrugëve apo shkollave.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *