Detaje nga operacioni/ Dyshohej se Talo Çela fshihej në një banesë në Belsh, Policia gjatë aksionit gjeti drogë dhe para

Kanë dalë detaje të tjera nga Prokuroria e Elbasanit në lidhje me operacionin e dy ditëve më parë në fshatin Dëshiran të Belshit, ku në fokus ishte kapja e të shumëkërkuarit Talo Çela. Prokuroria, pas dyshimeve se Talo Çela fshihej në një shtëpi në fshatin Dëshiran, ata kanë vënë nën përgjim të zotin e banesës.

Por pasi nuk gjetën asnjë gjurmë për Çelën, policia ka zbuluar një sasi të madhe parash, lëndë narkotike si edhe armë në shtëpinë e Aqif Bezatit, i cili u arrestua të premten gjatë këtij aksioni të policisë.

Po ashtu nga i njëjti fshat, është venë në përgjim edhe shtatas Veli Deliu, me qëllim kapjen e bisedave të tij me Bezatin dhe Talo Çelën, por përsëri nuk u gjetën prova për të lokalizuar të shumë kërkuarin.

Kujtojnë që Talo Çela, është në listën e 5 personave më të kërkuar të vendit tonë. Ndërkohë ditën e sotme Veli Deliu dhe Aqif Bezatin u lanë në burg nga Policia e Elbasanit.

Elbasan/ U kapën me armë, drogë e shuma të mëdha parash, lihen në burg dy persona (Emrat)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *