Detaje të reja janë zbardhur nga nga ngjarja e sotme në Rrëshen ku dy kushërinj plagosën njëri-tjetrin me thikë.
20-vjeçari Napolon Gjoka kishte ftuar në banesën e tij Kledi Kacin, për të pirë alkool, por “festa” nuk ka shkuar aspak mirë.
Ata dyshohet se nën efektin e alkoolit kanë debatuar dhe më pas kanë qëlluar njëri-tjetrin me thikë.
Mësohet se dy kushërinjtë kanë shkuar vetë në spitalin e Rrëshenit, ndërsa menjëherë Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
Fatmirësisht të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën.