Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku daja ka plagosur me thikë nipin e tij.
I plagosur ka mbetur Bedar Troshani, i cili është dërguar në spital. Ndërkohë, autori i ngjarjes, Zyhdi Shpejtimi i cili është arrestuar nga policia.
Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti mes të dyve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:15 në lagjen Qemal Stafa, Shkodër është plagosur me mjet prerës shtetasi B. T. 44 vjeç banues në lagjen Kongresi Permetit, Shkodër.
Falë veprimeve të shpejta policore është bërë identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër autori i dyshuar shtetasi Z. Sh. 48 vjeç, banues në lagjen Kongresi Permetit, Shkodër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.