Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Riva, në periferi të Stambollit, ku janë qëlluar me armë zjarri zyrat e Federatës së Turke e Futbollit gjatë një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv.
Gjatë ditës, disa persona kanë qëlluar me armë drejt godinës së Federatës.Policia raportoi se kishte 11 gëzhoja plumbash jashtë zyrave të institucionit dhe se 5 plumba kishin goditur ndërtesën.
Nga mediat turke raportohet se plumbat kanë rrezikuar seriozisht jetën e Hamit Altintop, ku një prej tyre kishte kaluar mbi kokën e ish-futbollistit të njohur turk.
Policia ndërhyri dhe arrestoi personat e dyshuar, ndërsa ka qenë vetë Ministri i Brendshëm i Turqisë, ai i cili ka dhënë lajmin duke sqaruar se personat në fjalë kanë qenë nën efektin e alkoolit ndaj kanë ndërmarrë këtë sulm të pakuptimtë. Megjithatë, po shqyrtohen të gjitha pistat e mundshme për këtë sulm të paprecedentë ndaj zyrave të federatës.