Detaje të reja nga vrasja e 2 politikanëve në Pejë/ Viktimat qëlluan njëri-tjetrin me armë!

Në mbrëmjen e së mërkurës, në qytetin e Pejës ka ndodhur një vrasje e dyfishtë, si dhe një person ka mbetur i plagosur. Policia e Kosovës ka konfirmuar, se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri”.

Bëhet e ditur se personat që kanë mbetur të vrarë në vendin e ngjarjes, janë dy zyrtarë të lartë të PDK-së, kandidati për kryetar të Komunës, Astrit Ademaj dhe zyrtari Blerand Kadriaj.

Po ashtu i plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllau i Astrit Ademajt, Avniu. Ndërsa Blerand Kadriaj në zgjedhjet e kaluara ka qenë kandidat për kryetar të Deçanit.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri-tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit, duke mbetur të vrarë.

Policia ka konfiskuar dy armë nga vendi ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur rasti dhe të cilat dyshohet se janë përdorur nga të dyshuarit.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë.

Mjeku kujdestar në spitalin e Pejës, Sadri Berisha, ka dhënë detaje për rastin.

Viktimat e këtij rasti janë sjell pa shenja jete, dy kanë qenë pa shenja jete ndërsa një ka qenë i plagosur në shuplakën e dorës pa rrezik për jetën. Ai është liruar është trajtuar në mënyrë ambulantore. Ka pasur frakturë të gishtit”, tha mjeku për RTV Dukagjini.

A kanë vdekur në vendin e ngjarjes a gjatë rrugës nuk mundemi me konstatuar por në Qendrën Emergjente në Spitalin e Pejës janë sjell pa shenja jete’, shpjegoi Berisha.


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur sonte në Pejë.

Sveçla ka njoftuar se kanë arrestuar personin e tretë të përfshirë në ngjarje, teksa ka shtuar se janë të përkushtuar që me të gjitha kapacitet ta zbardhin rastin.

“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët”, ka deklaruar ai.

Ministri u ka shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve.

Rastin për ngjarjen në Pejë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Sot me datë 08.09.2021, rreth orës 20:20, Policia është informuar se në afërsi të shkollës ekonomike Ali Hadri në Pejë, ka të shtëna me armë zjarri, si pasojë e te shtënave 3 persona kanë pësuar lëndime të njëjtit janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e dy viktimave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, gjithashtu edhe Prokurori i shtetit, për të kuptuar se si ka ardhur deri te ky rast. Për informata shtesë mund të jepen pas zhvillimit të hetimeve”, tha Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *