Detaje nga vrasja e Brilant Martinajt/ Hoxha: Atentatorë punuan për një muaj të tërë

Gazetari i kronikës Artan Hoxha, ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen ne Brilant Martinaj, kushëririt të Ervis Martinaj, personazh i njohur i botës së krimit që rezulton i zhdukur.

Hoxha ka zbuluar se autorët e Masakrës së Fushë Krujës që i mori jetën tre personave, Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmri Hoxhës kanë punuar për një muaj për të kryer krimin që tronditi vendin gjatë verës.

Gazetari ka shtuar se ashtu si në atentatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi, autorët kontrolluan hyrje-daljet e trafikut për të mos lejuar makinat e tjera të lëviznin dhe për t’u arratisur më lehtë.

“Ka patur koordinim të lëvizjeve, dhe në Fushë Krujë të njëjtën gjë kanë bërë. Ata kishin dalë me jelekë policie dhe drejtonin trafikun, të njëjtën gjë kanë bërë edhe në Fushë Krujë.

Kur ndodh një ngjarje policia dhe për sy e faqe policia ka prezencë në atë zonë. Më datë 22 ndodh tjetra. Tek ngjarja e Fushë Krujës ata kanë qenë në mes të ditës, kishin punuar një muaj”, tha Hoxha.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *