Zbulohet taktika që përdori Policia për të zbuluar autorin e vrasjes së Xhuljan Bullarit. 25-vjeçari u gjet i vrarë në makinë dhe menjëherë Policia dyshoi se autori ishte një mik i afërm ose familjar.
Efektivët sekuestruan aparatin celular të 25-vjeçarit për të nxjerrë të gjitha kontaktet dhe Policia bëri një listë me miqtë e familjarët e viktimës.
Menjëherë lindën dyshimet se vrasësi ishte i njohur me Bullarin dhe rezultoi se Bledar Selmanaj ishte pasagjer në automjetin e drejtuar nga 25-vjeçari, madje kishin udhëtuar bashkë.
Ndërkaq, Bledar Selmanaj ka pranuar para specialistëve të Policisë se ka qenë ai personi që është nisur nga Tirana me 25-vjeçarin Xhuljan Bullari drejt Vlorës dhe më pas kanë përfunduar në fshatin Babicë e Madhe, atje ku mbrëmjen e 20 gushtit, ora 21:00, i riu gjeti vdekjen pas një plumbi që mori në kokë.
39-vjeçari ka pranuar shoqërinë dhe njohjen e mëparshme me të riun por nuk ka pranuar që të jetë ai autori i vrasjes. Por, provat e mbledhura deri më tani tregojnë të kundërtën.
Nga hetimi i deritanishëm rezulton se ka prova dhe komunikime që provojnë se mes viktimës dhe autori ka patur një konflikt për një prishje pazari, që grupi hetimor dyshon se lidhet me një çështje droge.
Të dy miqtë u nisën drejt Babicës për t’u sqaruar, por debati ka degraduar dhe Selmanaj akuzohet se ka qëlluar për vdekje të riun.
/Priza.al/