Detaje nga vrasja/ Masakra në Tiranë mund të përfundonte edhe më keq, plumbat kapën kamerierin 19-vjeçar

Në masakrën e ditës së sotme në ‘Don Bosko’ mbeti i plagosur edhe kamerieri i lokalit, 19-vjeçari Azbi Selmani, i cili fatmirësisht i shpëtoi vdekjes pas sulmit me armë në lokal.

Ai gjendet tek Spitali i Traumës, bashkë me Blerim Çelën, Arben Danin dhe Edmond Crrojn.  Ndërkohë viktimë e plumbave që erdhën nga autorët e paidentifikuar nga jashtë lokalit, mbeti vetëm Erjon Çela, 35 vjeç. 

Një tjetër detaj që vjen në këtë dinamikë të ngjarjes së rëndë është se një prej autorëve ka zbritur nga automjeti tip Benz me kallashnikov në dorë.

Këta të fundit u larguan me një automjet me shpejtësi në drejtim të Laprakës.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Filanto” në Don Bosko, ndërkohë që policia ka ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *