Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja e dy bandave shqiptare në Athinë ku mbeti i vrarë aksidentalisht një shqiptar.
Mësohet se një fuoristradë tip Mercedes-Benz është gjetur e braktisur në zonën e Gizit, në Athinë. Mjeti rezulton i vjedhur dhe policia dyshon se i përket autoreve të vrasjes së ndodhur mbrëmë në Greqi.
Ndërkohe në lidhje me fuoristradën Cadillac Escalade të gjetur në vendngjarje, rezulton e marrë me qira nga autorët e ngjarjes, por nga verifikimi te zyra e dhënies me qira, emrat e dhënë aty nuk rezultojnë të autorëve.
Ndërkohë Kryetari i Lidhjes së Punonjësve të Policisë së Athinës Juglindore, Jorgos Kaliakmanis, në një prononcim për mediat u shpreh:
“Mafia shqiptare solli fakte të reja në vend. Po flasim për kriminelët më të rrezikshëm. Ata janë arrestuar shumë herë dhe po ecin të lirë. Duket se ky rast ka lidhje me trafikun e drogës. Ata debatuan, nuk kishin ndërmend të vrisnin. Debati përfundoi me të shtëna. Ata patjetër do të kenë lënë gjurmë”.
Ndërkohë pronari i barit ku ndodhi ngjarja u shpreh për policinë se disa prej 7 shqiptarëve të përfshirë ishin klientë të lokalit dhe qëndronin gjithnjë në zonën e fshehur të tij.