Detaje nga zhdukja e 23-vjeçarit nga Kukësi, një numër ukrainas telefonoi policinë dhe…

Detaje të reja raportohen për rastin e zhdukjes së Meledin Adilit, 23 vjeç nga Borja i Kukësi, i cili ka humbur kontaktet me familjen teksa po mblidhte boronica.

Diten që është raportuar zhdukja e të riut një numër ukrainas ka telefonuar policinë dhe ka tentuar të komunikoje me uniformat blu.

Personi ka kontaktuar në sllavisht, jo gjuhë shqipe, çka ka ngritur dyshime të forta për ngjarjen.

Policia ka kërkuar ndihmën e ambasadës së Ukrainës në Tiranë për rastin e Adilit.

Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë prej ditësh sidomos nga forcat kosovare, por ende asnjë gjurmë nga i riu. Policia po heton në disa pista për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *