Detaje/ Si nisi sherri mes kryebashkiakut të Selenicës dhe Pellat Bonajt

Detaje të reja janë bërë me dije nga dhuna e ushtruar ndaj kryebashkiakut të Selenicës mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur pas një debati që Pellat Bonaj dhe Pëllumb Binaj kanë pasur për mënyrën si do të funksiononte linja e transportit të udhëtarëve me furgona nga fshati Sevaster në qytetin e Vlorës.

Bonaj dhe Binaj janë takuar në Vlorë për të sqaruar çështjen, por pas diskutimit të ashpër, në irritim e sipër Pellat Bonaj ka goditur me grusht kryetarin e Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj, 66 vjeç.

Pas ngjarjes biznesmeni është arrestuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. 57-vjeçari pretendon se Bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër dhe jo subjektit të tij që ishte në administrim linjën e udhëtarëve Vlorë-Sevaster.

Pellat Bonaj rezulton i regjistruar në QKB me emrin e biznesit “PELLAT BONAJ TRANS SH.P.K” që prej 2017. Ky biznes merret me transportin e udhëtarëve brenda vendit dhe se në pronësi të saj kishte dy autobusë Autobus Mercedes-Benz, viti prodhimit 2000, Targa AA 430 GZ dhe Autobus Mercedes-Benz, viti prodhimit 1991, Targa VL 9062C.

https://www.priza.al/2021/10/21/dhunohet-kryebashkiaku-i-selenices-arrestohet-autori-emri/

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *