Detaje të reja/ 700 gram tritol, zbulohet autori i shpërthimit në Shkodër

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Shkodër ditën e djeshme, ku dy shpërthime tronditën qytetin në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se autorët kanë përdorur 700 gram tritol, ku sasia kjo e madhe eksploziv, 450 gram. Lënda është prej 450 gram, është vendosur në biznesin e kandidatit për kryetar bashkie, Xhemal Bushati, ndërsa në supermarketin pranë stadiumit “Loro Boriçi”, janë vendosur 250 gram tritol.

Sakaq, grupi hetimor po vazhdon me analizimin e pamjeve filmike për të identifikuar autorët, ku dhe të mundësohet arrestimi i tyre. Deri në këtë moment, nuk ka ende asnjë të dyshuar, por vetëm momenti i kapur nga kamerat e sigurisë kur autori vendos tritolin në biznesin e Xhemal Bushatit.

Policia po vazhdon ende hetimet, në lidhje me detajet duke marrë në pyetje edhe pronarët e bizneseve në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm që ata mund të kenë pasur.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *