Detaje të tjera tronditëse janë zbuluar nga përdhunimi në Sarandë. Mësohet se e mitura e cila është abuzuar seksualisht nga punonjësi i policisë kishte ndërprerë shkollën. 13-vjeçarja jetonte me qira larg familjes, e cila ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike. Mësohet se familjarët e vajzës kanë thënë se ajo punonte në Ksamil si pastruese.
Sipas dëshmitarëve të miturën vinin çdo ditë e merrnin në orën 16:00 dhe e sillnin në 22:00 nga Xarra. Ajo që ka rënë në sy është se vajza vishej me rroba luksoze, mbante “Iphone 12”, bënte “make-up” dhe kishte marrë banesë me qira në Sarandë.
E mitura është abuzuar seksualisht nga oficeri i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë. Pas një hetimi një mujor nga prokuroria e Sarandës policia ka vënë në pranga punonjësin e policisë Petraq Rako, 63 vjeç dhe bashkëpunëtorin e tij Stefan Koloi 62 vjeç. Të dy autorët janë arrestuar në flagrancë në vendin e siguruar nga Stefan Koloi, ku shfrytëzonte për prostitucion të miturën 13-vjeçare.
/Priza.al/