Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me akidentin rrugor që i mori jetën një 17-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Baldushk.
Adoleshenti mbeti i vdekur një natë më parë ndërsa drejtonte makinën dhe humbi kontrollin e saj në Baldushk. Viktima po udhëtonte së bashku me të vëllanë dhe dy miq të cilët nuk pësuan dëmtime serioze.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të caktuara. Adoleshenti duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Ai rezulton të jetë pa leje drejtimi, pasi ishte vetëm 17 vjeç. Makina dyshohet të jetë e një prej të afërmve të tij. Aksidenti ndodhi pak kilometra larg banesës së viktimës.