Detaje të reja nga dosja e SPAK/ Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të përfshirë në dy tendera të tjerë korruptivë! Ja anëtarja që nuk pranoi të firmosë

Gjykata Speciale kundër Korrupsionit pritet të vendos sot masat për 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët e Ministrisë së brendshme, që akuzohet se kanë abuzuar me tenderin e uniformave të policisë së viti 2020. Ndërkohë burime bëjnë me dije se avokatët mbrojtës të të arrestuarve kanë kërkuar nga GJKKO më shumë kohë që të njihen me dosjen. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura. SPAK kërkon lënien në fuqi të  masës ‘arrest më burg’ për 8 zyrtarët e ish zyrtarë dhe “arrest shtëpie” për një tjetër.

Por lidhur me arrestimet e zyrtarëve në Ministrinë e Brendshme, organi i akuzës hedh dyshime edhe për dy tendera të tjerë korruptiv, e më konkretisht për tenderin e mishit e produkteve të tij, dhe tenderin e lavanterisë. Sa i përket tënderit të mishit dhe produkteve të tij, në dosje thuhet se iu dha një kompanie  e cila nuk kishte lidhje me fushën si edhe nuk kishte hapur dyert asnjë ditë.

Më poshtë tregohet se si anëtarja e Njësisë së Prokurimit, inxhinierja tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aurora Mulla, nuk e ka firmosur tenderin. Në dosje thuhet se: “Ajo nuk ka pranuar të nënshkruajë këto dy tabela për aktin se ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve dhe ajo nuk ka qenë dakord”.

Si dhe nuk kam nënshkruar as dokumentet standarte të tenderit tek dokumenti “Sasia dhe grafiku i lëvrimit”, tek tabela “sasia e pritshme e uniformave që kërkohen” e cila përbën faqen 64-67 të dokumenteve standard të tenderit të ndryshuara. Ky shqetësim i saj për përcaktimin e sasive të pritshme të artikujve të uniformës është shfaqur tek anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurorimit, por nuk është dokumentuar me një procesverbal konkret, përveç nënshkrimit të asaj të tabelave të mësipërime”, thuhet po ashtu në dosje.

Në dosje është përshkruar e gjitha procedura e tenderimit nga kompanitë për tenderat në fjalë si edhe shkeljet e parashikuara në nenet përkatëse të kodit penal.

Pjesë nga dosja:

Procesverbali Nr.3, i Hartimit të Shtojës, nuk është nënshkruar në faqet 16 deri 19 nga anëtari i Njësisë së Prokurimit, Aurora Mulla, Inxhiniere tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe nuk është nënshruar nga anëtari i Njësisë së Prokurimit, Aurora Mulla, as tabela e përllogaritjes së fondit limit pas ndryshimeve të specifikimeve teknike.

E pyetur për këtë fakt, anëtarja e Njësisë së Prokurimit, shtetasja Aurora Mulla, me profesion inxhiniere tekstile, përfaqësuese e Autoritetit Kombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka deklaruar se fillimisht ajo ka qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e specifikimeve teknike të uniformës dhe këpucëve, caktuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pasi nga ana e këtij grupi pune janë hartuar specifikimet teknike, termat e referencës dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësohen operatorët ekonomikë, ky dokumentacion është bërë pjesë e dosjes dhe së bashku me dokumentet e tjera teknike janë dërguar për të ndjekur procedurën e prokurimit në Agjencinë për Blerjen e Përqendruar (ABP). Në vijim, ajo ka vepruar si anëtare e Njësisë së Prokurimit, caktuar me urdhër të Titullarit të Organit Qendror Blerës Agjencisë së Blerjes së Përnqedruar nr.47 prot, datë 11.07.2019, si specialiste e fushës inxhiniere tekstile.

…..Ajo nuk ka pranuar t’i nënshkruajë këto dy tabela për faktin se ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve dhe ajo nuk ka qenë dakord. Si dhe nuk ka nënshkruar as dokumentet standarde të tenderit te dokumenti “Sasia dhe grafiku i lëvrimit”, te tabela “Sasia e pritshme të uniformave që kërkohen”, e cila përbën faqen 64-67 të dokumenteve standarde të tenderit të ndryshuar. Ky shqetësim i saj për përcaktimin e sasive të pritshme të artikujve të uniformës është shfaqur tek anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, por nuk është dokumentuar me ndonjë procesverbal konkret, përveç mosnënshkrimit të asaj të tabelave të mësipërme.

Në dosje thuhet se më datë 7/06/2020 shtetasi Argent Daci administrator i shoqërisë ‘Daci-AL’, ka bërë kallëzim penal te shëbimet e policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku rezulton se shoqëria e tij e regjistruar në QKB si person Fizik ‘Agent Daci me NIPT L019******, ushtron aktivitetin tregtar në fushën e therjes, prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të mishit të freskët.
Nga ana e Agjencisë se Blerjeve të Përqëndruara është ndjekur procedura e prokurimit për dy raste:
1- Blerje mishi dhe nënprodukte të tij qarku Tiranë me fond limit, 30 846 736 lekë (pa TVSH)

2- Blerje mishi dhe nënprodukte të tij qarku Tiranë me fond limit, 5 030 037 lekë  (pa TVSH)

Këto prokurime i ka fituar Shoqeria “4S” me nr NIPT L 64*******, e cila nuk ushtron aktivitetin e saj në adresën ku është licensuar tregtimin e mishit, fakt i konfirmuar edhe nga drejtoria Rajonale e Autoritetit KOmbëtar të Ushqimit Korcë, në drejtim të kallëzuesit, me shkresën e saj Në. 731/1 datë 06.05.2020 e cila ka cituar se subjekti “ 4S” është future në planin vjetor për inspektim nga drejtoria rajonale e AKU Korcë për licencën me nr. LN-3823-**-****, por që nga momenti i dhënies së kësaj license cdo inspektim i programuar sipas riskut, nukë shtë realizuar pasi nuk është konstatuar asnjëherë hapur, fakt i konfirmuar edhe me telefon nga administrator i kësaj shoqërie në drejtim të AKU-së Korcë, i cili ka deklaruar se nuk ka filluar akoma ushtrimin e aktivitetit.

Pra ka rezultuar se subjekti fitues i këtij prokurimi, shoqëria “4S” shpk, nuk zhvillon aktivitet në adresën Korcë ku ka ende aktive licensën e dorëzuar si plotësim të njërit prej kritereve të këtij prokurimi. Po ashtu-thuhet në dosje, nga vetëdeklarimi që shoqëria “4S” shpk ka bërë për kontrollin e fundit të AKU-së, është fiktiv, pasi Drejtoria e AKU-së Korcë e ka shprehur se nuk e ka inspektuar asnjëherë subjektin që nga dhënia e licensës.

SPAK mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” Sh.p.k Servizi Italia S.p.A me datë 07/07/2020 ka regjistruar procedimin penal nr.185 për veprën penale “Shkelka e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Nga aktet rezulton se Shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” Sh.p.k Servizi Italia S.p.A ka marrë pjesë në p;rocedurën e prokurimit të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara (ABP) më datë 3.09.2019, me objekt: Për Shërbimin e Lavanderisë dhe hotelerisë për pacientët e hospitalizuar në pavionet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me fond limit, 1 117 059 lekë pa TVSH, për 4 vjet.

Pas skualifikimi të kësaj shoqërie në këtë tender më datë 19/09/2019 njoftim të cilin e ka marrë në sistemin e prokurorimeve elektorinike, për vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, e cila është skualifikuar për disa shkaqe të paraqitura dhe të njoftuara në drejtim të kësaj shoqërie të skualifikuar.

Pas ankimimit të bërë në KSHA pranë Agjensisë së Blerjeve të Përqëndruara, ky Komision e ka rrëzuar ankimimin e shoqërisë duke i kthyer përgjigje për këtë vendim me shkresën Nr. 1648/2 me datë 02/10/2019. Më pas, nga kjo shoqëri në datë 11/10/2019 është bërë ankimim te Komisioni Prokurimit Publik, i cili me vendimin e datës 10/01/2020, ka pranuar ankimin duke vendosur që duhet të skualifikohet për këtë tender Shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” Sh.p.k Servizi Italia S.p.A.

Po ashtu rezulton se KSHA ka marrë në shqyrtim edhe ankesën e shoqërisë tjetër pjesëmarrëse në këtë tender “AGS”, ankim i paraqitur me datë 23/09/2019 për të cilin e ka pranuar ankimin me datë 30/09/2019, duke e kualifikuar atë.

Në zbatim të vendimit të KSHAsë, të datës 30/09/2019, për kualifikimin e “AGS” dhe të vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik, të datës 10/01/2020 me datë 14/01/2020 nga ane e ABP-së është bërë rivlerësimi në sistemin e Prokurimit Elektronik duke renditur si fitues shoqërinë BOE “Sanitary Cleaning” Sh.p.k Servizi Italia S.p.A dhe “AGS”.

Pas këtij momenti, pas komunikimeve që ka patur Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara me Shoqërinë BOE “Sanitary Cleaning” Sh.p.k Servizi Italia S.p.A, njoftim i është dërguar edhe në adresën e email-it të kësaj shoqërie, është njoftuar kjo shoqëri se nga ana e ABP-së, poverifikohet ankimi i bërë nga shoqëria e renditur e dyta në këtë tender “AGS shpk”, e cila rezulton se kishte bërë një ankesë me pretendimin se një nga administratorës se shoqërisë “Sanitary Cleaning” Sh.p.k Servizi Italia S.p.A, është i dënuar nga gjykata italiane dhe se nga ana e ABP-së ishte pezulluar procedura e këtij tenderi deri në një konfirmim të kësaj ankese. Ky prentendim po verifikohet nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë shqiptarë.

Me shkresë nr. 478, datë 09/030/2020, Shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” Sh.p.k Servizi Italia S.p.A ka paraqitur pranë ABP-së, dëshminë e penalitetit të lëshuar nga ana e Autoriteteve Italiane për shtetasit Italianë Luigi Innocenti dhe Fatos Deliu (Administratorët që kanë lidhje rezidenciale në shtetin italian), dokumentacion i paraqitur në formën e kërkuar nga ligji, të apostiluara dhe me përkthim të noterizuar në gjuhën shqipër, të njehsuara me origjinalin.

Në vijim të veprimeve administrative, në lidhe me procedurën e këtij prokurimi, me datë, 30/06/2020 Shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” Sh.p.k Servizi Italia S.p.A është njoftuar nëpërmjet Sistemit të Prokurimeve Elektronike SPE për rivlerësim tjetër të ofertave, duke e skualifikuar këtë shoqëri, në zbatim të vendimit të Komisinit të Shqyrtimit të Ankesave në. 79/2, datë 26/06/2020 duke kualifikuar si fitues të këtij tenderi Shoqërinë AGS shpk, kësaj here me arsyetimin se: anëtari i bashkimit të operatorëve ekonomik ka dorëzuar dokumentacionin ekstrakt i regjistrit tregtar, ku rezulton se shtetasi Enea Righi, ka të drejtën e përfaqësimit ligjor të shoqërisë me përjashtim të pjesëmarrjes së shoqërisë Servizi Italia SPKA në Bashkime të përkohshme të Shoqërisë. nga verifikimi i Marrëveshjes së Bashkimit të dy dokumentet janë nënshkruar nga z. Enea Righi për anëtarin e bashkimit të operatorëve ekonomikë Shoqërinë Servizi Italia SPA. Për sa më sipër rezulton se Righi ka nënshkruar marrëveshjen e bashkimit të përkohshëm të shoqërive dhe prokurën e posacme në emër të shoqërisë Servizi Italia SPA, përtej tagrave të përfaqësimit për t’i kryer këto veprime juridike, referuar kompetencave të dhëna nga Shoqëria Servizi Italia SPA, nuk ka qene i legjitimuar të përfaqësojë dhe të nënshkruajë në emër të shoqërisë Servizi Italia SPA.

Ndërkohë që kallëzuesi ka paraqitur përcaktimin e Ekstraktit të Shoqërisë Servizi Italia në këtë version original: Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë kundrejt të tretëve dhe në gjykim si edhe e drejta e firmës për shoqërinë në kuadrin e të drejtave të dhëna në kufijtë e kompetencave të parashikuara nga statuti i shoqërisë. Kompetenca për të ushtruar të gjitha të drejtat që i takojnë këshillit drejtues sipas ligjit, dhe në bazë të statutit për kryerjen e të gjitha akteve të administrimit të zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm me përjashtim, përvecse kur është e delegueshme në bazë të nenit 2381 të Kodit Civil të veprimeve të blerjes dhe shitjes apo sidoqoftë të akteve të disponimit, ndër të cilat, sa për shembull edhe pse jo shterues krijimin e uzufruktit të pengut dhe vendosjen e hipotekës të pasurive të paluajtshme.

Duke qenë se po hetoheshin shkeljet e të njëjtëve persona përgjegjës të Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, me datë, 07/07/2020 bazuar në nenin 79 të Kodit të Procedurës Penale është vendosur bashkimi i procedimit penal nr 174 të vitit 2020, për veprën penale Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

SPAK mbi bazën e kallëzimit penal të bërë nga disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, më datë 03/09/2020 ka regjistruar procedimin penal nr. 217, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar në nenin 258 të Kodit Penal.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *