Detaje të reja janë zbuluar mbi rrëmbyesin e 4-vjeçares Cleo Smith në Australi. Fotografitë e 36-vjeçarit, Terence Darrell Kelly me kukullat Bratz dhe janë bërë virale në rrjetet sociale. Një foto tjetër tregon një dhomë plot me kukulla lodrash.
Kelly u arrestua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, pasi vajza katërvjeçare dyshohet se u gjet e mbyllur në shtëpinë e tij. Identiteti i Kelly u zbulua më vonë, pasi rrëmbyesi i dyshuar kaloi kohë në spital për trajtim mjekësor.
Kelly u mor në pyetje nga detektivët për disa orë dhe më vonë akuzat përfshijnë një akuzë për marrjen me forcë të një fëmije nën 16 vjeç.
/Burimi: The West Australian/ Përshtati në shqip: Priza.al/