Në Don Bosko, Tiranë, janë zbuluar detaje të reja nga plagosja e dyfishtë.
Raportohet se autori i ngjarjes në Don Bosko ka ndjekur lëvizjet e dy të plagosurve, Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi. Policia dyshon se kemi të bëjmë me një atentat. Autori, i identifikuar me një kapele, ka qëlluar në këmbë dhe në shpatull dy personat dhe më pas është larguar me motor.
Një nga të plagosurit ka precedent penal, dhe po hetohen të gjitha konfliktet e mundshme të mëparshme. Ndërkohë, një i plagosur është në gjendje të mirë, ndërsa tjetri është në kurim dhe ndodhet në gjendje stabile, por ende nuk dihet nëse është jashtë rrezikut për jetën.