Detaje të reja nga plagosja e 19-vjeçarit/ Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezërit

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezërit Aldo dhe Klajdi Kodra të cilët dyshohen se plagosën me armë zjarri 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe shpallja në kërkim e tyre.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *