Detaje të reja nga plagosja në Fushë-Krujë, ja për çfarë u konfliktuan komshinjtë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga plagosja e 55-vjeçarit Luan Hushi mëngjesin e sotëm në Zgërdhesh të Fushë-Krujës.

Burime për median bëjën me dije se 55-vjeçari është qëlluar nga bashkëfshatari i tij Luan Keqi. Konflikti ka ndodhur si pasojë e një sherri  në një zonë të pyllëzuar për drutë e zjarrit.

Pas debatit, Keqi ka marrë kallashnikovin duke qëlluar disa herë në drejtim të 55-vjeçarit. Ky i fundit ka marrë plagë në bark dhe aktualisht ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *