Detaje të reja kanë “dalë në dritë” nga sulmi mafioz me armë i ndodhur pak pas mesnate. Automjeti i përdorur në sulmin me armë zjarri tip kallashnikov ndaj televizionit “Top Channel” është i tipit “Range Rover”.
Kjo makinë rezulton të jetë vjedhur në Shkodër. Autorë kanë vendosur targa të vjedhura, me qëllim përdorimin e saj në sulmin me armë.
Autorët e ngjarjes besohet të kenë qenë tre. Njëri prej tyre ka qenë në timon dhe dy të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të godinës së televizionit kombëtar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Autorët, ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri dhe një nga plumbat la të vdekur rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç.