Detaje të reja nga vrasja e bujshme në Greqi/ Psikologia rrëfen traumat e Carolinës

Psikologia e Caroline Crouch, e cila u vra nga burri i saj në banesën e tyre ka zbuluar detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë që tronditi Greqinë rreth dy muaj më parë.

Eleni Mylonopoulou tha se Caroline i kishte thënë se donte të divorcohej. Ajo tregoi se Caroline dhe Babis kishin ndjekur 20 seanca këshillimi me të duke treguar se çfarë i kishte thënë ajo në takimin e tyre të parë.

Sipas ANT1, Babis pretendonte se e shoqja vuante nga depresioni, e kërkonte për kurimin e saj ndihmën e psikologes.

Mylonopoulou ka treguar më tej, se kur 32-vjeçari është larguar nga zyra, Caroline i ka thënë se dëshiron të ndahej, pasi ndihej si e ‘burgosur’ nën shoqërinë e tij.

Ajo ka thënë më tej, se këto fakte nuk i ka treguar më herët, pasi në telefonin e saj kanë mbërritur një sërë mesazhesh kërcënuese nga numra të panjohur, që i kërkonin të heshte. Policia tashmë, po heton se kush fshihet pas telefonatave kërcënuese, për të zbuluar kështu të tjera detaje nga krimi i rëndë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *