Detaje të reja nga vrasja në Lushnjë/ Viktima kishte 2 ditë që kishte ardhur nga Greqia…

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e ndodhur në fshatin Garunjas të Lushnjes, ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Romeo Hasalla.

Mësohet se viktima Romeo Hasalla, baba i dy fëmijëve të mitur, kishte dy ditë që ishte kthyer nga Greqia. Sot ai kishte shkuar bashkë me babain dhe vëllezërit për të punuar tokën, por humbi jetën. Kastriot dhe Afrim Hasalla ishin prej kohësh në konflikt me familjen e viktimave për një tokë të mbjellë me ullishte, e cila shkaktoi dhe viktima.

Ndërkohë që FNSH-të janë në zonë për kapjen e të dyshuarve kryesorë të vrasjes, ndërsa paralelisht po negociohet me të afërmit për të bërë të mundur dorëzimin e tyre.

Kujtojmë që të plagosur mbetën babai dhe dy vëllezërit e viktimave.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *