Detaje të reja janë zbuluar nga përdhunimi që një ish-oficer i policisë britanike Wayne Cousins, ka bërë ndaj 33-vjeçares Sarah Everard. Cousins deklaroi para gjykatës se ka rrëmbyer, përdhunuar e më pas vrarë 33-vjeçare. Ai ka rrëfyer se ngjarja e rëndë ndodhi më 3 mars.
Kujtojmë që po në të njëjtën datë, trupi i pajetë i Everard u gjet në një pyll në jug të Londrës. Për ngjarjen tragjike ish-oficeri Cousins ende nuk është arrestuar, ndërsa pritet të bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore mbi trupin e pajetë të 33-vjeçares për të vërtetuar saktësisht atë që ka ndodhur më 3 mars.
Sakaq, vlen të përmendet që ngjarja ka shkaktuar zemëratë të gjerë në mesin e popullsisë, madje, dhjetëra aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë dalë në protestë për këtë ngjarje të rëndë.