Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet lidhur me kokainën e kapur në portin e Durrësit.
Burime për mediat bëjnë me dije se anija me kontejnerin e Zico CO ose “Banaking” nuk ka qenë në Maltë.
Mësohet se anija është nisur nga Ekuadori, ka ndaluar në Cristobal, port në Panama, më pas në Greqi dhe si përfundim ka shkuar në Goia Tauro në Itali dhe ka mbërritur në fund në portin e Durrësit.
Përveç Banaking në anije kanë qenë edhe kontejnerët e një kompanie tjetër që tregton banane. Sinjalizimi për lëndën narkotike u mor nga partnerët, të cilët kanë informuar Shqipërinë për një sasi të konsiderueshme kokaine, por deri tani janë zbuluar vetëm 33.5 kg kokaine sipas autoriteteve shqiptare.
Për këtë arsye operacioni është ende në vijim dhe po vijon kontrolli i të gjithë kontejnerëve me banane që kanë ardhur nga i njëjti destinacion, për të verifikuar nëse ka sasi tjetër me lëndë narkotike, bazuar në informacionet që kanë marrë autoritetet shqiptare nga agjencitë partner