Detaje tronditëse/ Foshnja 6 muajshe humbi jetën si pasojë e flakëve në banesë, flet fqinja: Nëna ishte duke pirë kafe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një foshnjë humbi jetën si pasojë e rënies së zjarrit.

Lidhur me ngjarjen, një prej fqinjëve ka zbuluar detaje rreth ngjarjes.

Për mediat ajo pohon se foshnja kishte dalë gjallë nga banesa dhe mjekët i dhanë menjëherë ndihmën e parë, por për fat të keq humbi jetën në spital. Sakaq shton se gjyshja jetonte me vajzën e saj, e cila ishte e divorcuar.

“20-30 vjet kanë që rrinë këtu, janë njerëz të mirë dhe të urtë. Jetonte me gocën që kishte fëmijën 6-muajsh, gocën e kishte të divorcuar. Kushte siç jetojnë gjithë shqiptarët, në ato kushte ishin. Të gjithë ne i dhamë ndihmën e parë. Qante çuni i vogël me ulërima, bërtiste foshnja, ulëriste. Hyri goca brenda, por ishte e pamundur. Janulla (gjyshja) tha kam qenin, e harroi djalin. Pastaj tha ua kam foshnjën.

Bërtiti. Nëna e fëmijës kishte dalë të pinte kafe. Kaq ishte gjithë skema. Tym i madh, kur dolëm ne çfarë të shikonim. Vajza mori direkt zjarrfikësen. Zjarrfikësja erdhi shpejt, por kur e kanë nxjerrë polici foshnjën po qante. E mori nipi im e futi në ambulancë, fëmija ishte gjallë. I vunë aparatet, por kishte vdekur në spital”, tha fqinja.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *