Detaje tronditëse/Grupe bashkëpunëtorësh të përfshirë në vrasjen e gazetarit grek (VIDEO)

Në eliminimin e gazetarit grek pak ditë më parë, janë angazhuar tre grupe. Gazetari grek George Karaivaz u ekzekutua pranë banesës së tij, ndërsa atë ditë kishte mbaruar regjistrimet në punë. Autoritetet dyshojnë se në ekzekutimin e gazetarit kanë marrë pjesë tre grupe, një që ka dhënë urdhrin për vrasjen, grupi që ka kryer vrasjen dhe një tjetër grup që ka ndihmuar autorët të arratisen.

Nga pamjet e një video të publikuar në media, dallohet një nga dy autorët e përfshirë në ngjarje. Nga pamjet e regjistruara në rrugën Agiou Dimitriou, afër pikës së ekzekutimit, duket një skuter i ngjashëm me atë të vrasësve që po kalon.

Videoja është marrë katër minuta pas vrasjes së George Karaivaz, në mesditën e së premtes së kaluar, dhe në pamjet duket se vetëm drejtuesi po lëviz me motor, rrobat e të cilit janë të ngjashme me ato të njërit prej vrasësve.

Karaivaz ka marrë dhjetë plumba, ndër to gjashtë në gjoks. Sipas raporteve, ai gjithashtu u qëllua dy herë në kokë, duke verifikuar dëshminë e një kalimtari se pasi ra në tokë, ai u qëllua edhe një herë të fundit nga vrasësit, para se ata të largoheshin.

Gazetari i njohur i kronikës së zezë në Greqi, u vra pasi doli nga emisioni. Ai kishte qenë i ftuar në televizionin “Star” ku po raportonte në lidhje me një krim. Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë jehonë vrasjes së gazetarit grek.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *