Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje më ngjarjen tronditëse në Kamëz ku një grua u gjet e vdekur disa ditë më parë.
Servet Bytyçi, vëllai i viktimës, Shahe Lika ka hedhur dyshimet se kësaj ngjarjeje të rëndë qëndron bashkëshorti i saj, Shefqet Lika. Ky i fundit është lënë në arrest me burg për shkak se nuk ka raportuar vetëvrasjen e saj.
Shahe Lika u var në një serë pranë banesës së saj në Kamëz, por bashkëshorti e raportoi si vdekje natyrale. Ishin familjarët e viktimës që njoftuan policinë me pretendimin se ai nuk ka treguar të vërteten.
Në një intervistë ekskluzive për “Abc-ja e mëngjesit”, vëllai i viktimës thotë se motra e tij nuk është vetëvrarë.
Serveti shprehet se në trupin e saj janë gjetur shenja dhune, të cilat janë mbuluar me grim.
“Motrës time i është bërë grim në fytyrë. Aty është gjetur çanta e prerë, një palë çorape. Ajo ka dashur të ikë, në këtë moment çanta është gjetur e prerë, thonjtë të kujt janë në dorën e motrës time. Pse autopsia tregon sikur është vetëvrarë, kemi pasur informacion nga autopsia se është dhunuar dhe nuk përmendet askund. Janë zhdukur rrobat e motrës, janë zhdukur provat materiale. Një skenar i parapërgatitur. Prona e shtëpisë pse është kaluar në emër të nënës që është në prag të vdekjes”, deklaroi Bytyçi.
Më tej ai ka theksuar se motra ka pasur një marrëdhënie të vështirë me bashkëshortin, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë ndaj saj, ndërkohë që viktima nuk ishte ndarë.
“Fotoja që iu dërgova është fotoja e kufomës së motrës. Nuk e di se si e ka nxjerrë ekspertiza vetëvrasje. Më mori djali në telefon dhe më tha halla vdiq. Nga familja e tij, nuk kam pasur asnjë njoftim, rrethanat ishin të paqarta. Kur u mor vesh lajmi, dy vëllezërit e mi dhe nipi janë nisur për në Shqipëri nga Londra.Kur kam marrë vesh që ka vonesa në lajmërim, nuk kishte asnjë njoftim nga familja.
Kam pritur të paktën një ngushëllim. Në këtë moment, bisedova me vëllanë dhe thamë që diçka nuk shkon. Ndoshta varrimi të bëhet te ne sepse e ndjeja se diçka nuk shkonte. Shefqeti është 56 vjeç dhe nuk mbaj mend që të ketë punuar një ditë. Vetëm alkoolin ka pasur.
Të gjitha janë kontributet e motrës. Në 2005 ndodhi një mosmarrëveshje, e mora motrën pa dëshirën e tij. Ai nuk na u përgjigj pas keqtrajtimeve që i bënte motrës. Është tip mendjemadh. Isha shumë i acaruar por kishte natyrën që qante dhe përulej shumë.
Nuk menduam që të shkonim në ekstrem sepse vendoste motra jo ne. Rasti i fundit ka qenë më dajën. Pasi motra shkoi dy javë te daja, ai u përgjigj duke thënë se nuk do t’i thoshte një fjalë të rëndë asaj”, tha Servet Bytyçi.