Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi që iu bë dje Martina Pajollarit, lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeçon në 18 qershor të këtij viti.
U mësua se Martina ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor Valter Mollaj. Mësohet se ajo mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, gjë që nuk rezulton e vërtetë.
Detajet tronditëse janë se Pajollari ka qenë prezente në momentin që Valteri me 2 të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit.
Ndërsa sipas informacioneve ajo ka qenë po ashtu prezente në momentin që u krye vrasja. Këto janë detaje që janë mundur të zbulohen gjatë hetimeve, duke hedhur dritë më tepër mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në qershor./abcnews.al