Detaje tronditëse nga dëshmia e Klodian Çalamanit: Po të kisha benzinë ju nuk kishit për ta gjetur kurrë

Avokati Ermal Ahmataj, ka folur rreth ngjarjes së rëndë në Fier ku ka zbuluar edhe disa pjesë tronditëse nga dëshmia e autorit, Klodian Çalamani.

Aitregon se gjatë dëshmisë së tij autori ka thënë se nuk ka pasur benzinë, pasi do ta kishte djegur, për të mos e gjetur kurrë trupin. Ai gjithashtu u shpreh se një tjetër avokat është caktuar për 38-vjeçarin, Klodian Çalamani.

“Ka disa të dhëna që kanë dalë nga grupi i hetimit. Mësohet se ai ka thënë se nuk kisha benzinë se po të kisha benzinë ju nuk kishit për ta gjetur kurrë djalin. Dua të them se gjykata e Fierit ka caktuar “arrest me burg”, por kjo masë sigurie ndryshe nga çdo masë tjetër u bë në mungesë të autorit. Është caktuar një avokat tjetër për çështjen e Klodian Çalamani. Besoj se kjo ka qenë zgjedhja më e mirë nga situata e Prokurorisë dhe policisë pasi do të kishim një situatë të paimagjinueshme nëse do të paraqitej në gjykatë”, ka thënë më tej ai.

Ndërkohë babai i djalit tha më herët se në oborrin e banesës së autorit, përveç vendit ku ishte vendosur vogëlushi i mbuluar me baltë, janë gjetur të hapura edhe dy gropa të tjera.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *