Të tjera detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill.
Gazetarja Anila Hoxha deklaroi se çelësi për zbardhjen e këtij krimi ishin lëvizjet e britanikut Harry Simpson, i cili kishte rolin e informatorit për lëvizjet e Nikulajt. Ai ka qenë personi i cili arriti të mblidhte informacione për biznesmenin, pasi informatorët e tjerë kishin dështuar.
“Simpson ishte personi që arriti të merrte informacione për lëvizjet e Nikulajt, teksa personat e tjerë dështuan. Fillimisht ai qëndroi në hotelin e Nikulajt një natë, më pas ai shkon në një hotel tjetër. Ai fillon të lëvizë ngado dhe këto lëvizje e ndihmuan policinë, natyrisht pa dëshirën e tij por policia nga ai gjeti provat para. Në momentin e krimit, Simpson ka qenë duke luajtur bilardo me një të afërm të Nikulajt. Pas vrasjes ai shfaqet i panikosur dhe largohet menjëherë nga vendi. Kjo ngjalli dyshimet.”- tha gazetarja.