Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata, Besmir Hoxha.
Burime për median bëjnë me dije se familjarët e Vatës pohuan se tre djemtë që ishin në makinë kishin pikasur makinën e autorëve që i ndiqte një makinë nga persona të panjohur.
Mësohet se i riu, Vata pati marrë në telefon nënën dhe motrën pak para ekzekutimit, ku dhe i ka treguar se dikush po i ndiqte.