Detaje tronditëse nga aksidenti i të miturës, dëshmitarët tregojnë momentet drithëruese

Të tjera detaje tronditëse vazhdojnë e dalin në dritë në lidhje me ngjarjen në Himarë, ku skafi goditi për vdekje vajzën 7-vjeçare Joanda Avdia.

Mësohet se trupi i së miturës për pak momente ka ndenjur në ujë pasi askush nuk guxonte ta nxirrte prej andej. Sakaq mbi 20 persona janë pyetur nga policia e Vlorës, të cilët kanë rrëfyer tmerrin që kanë parë me sy. Kujtojmë se tragjedia ndodhi teksa 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me drejtues i ish-shefin e komisariatit Arjan Tase e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Familja kishte vetëm disa ditë që kishte ardhur në Shqipëri për pushimet, pasi prej vitesh jetonin në Angli.

Aktualisht Tase është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë.

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *