Detaje/ U ekzekutua me bombë të komanduar, ja e shkuara e errët e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj (Foto)

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur këtë të shtunë në rrugën e Saukut, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari, Aeksandër Sadikaj.

Mësohet se grupi hetimor ka dyshime se autorët e shpërthimit që deri tani dyshohet të jetë me telekomandë, kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e tij në një karburant që ndodhet shumë pranë rrethrrotullimit.

Dosja e Aleksandër Sadikaj:

-27 vjeçari lindur në Berat, banues së fundi në Tiranë, person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ky shtetas aktualisht nuk ishte në kërkim.

٠Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat;

٠Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

٠Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;

٠Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

٠Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup. Më datë 30.07.2019, për këtë ngjarje, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

٠Gjithashtu, për këtë shtetas, disponohen informacione në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëve.

Detaje nga ngjarja:

Ekspertët thonë se shpëthimi me telekomandë nuk mund të bëhet në një distancë më të madhe se 500-700 metër. Lënda plasëse shpërtheu në momentin që në rrugë nuk kishte mjete të tjera që mund të rrezikoheshin, çka tregon se autorët e kanë pasur të qartë planin e tyre të veprimit por edhe fushëpamjen. Fillimisht ai arriti të dilte nga mjeti, edhe pse i gjymtuar, por për shkak të plagëve të mëdha të marra, dhe humbjes së gjymtyrëve, ndërroi jetë në spital.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *