Detaje të tjera kanë dalë më dritë nga operacioni për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku i cili u kap nga policia italiane me 20 kg kokainë të fshehur brenda vazove të luleve, në një fidanishte në Grottammare.
Mediat italiane bëjnë me dije se lënda narkotike do të dërgohet në Ankona për t’u analizuar, në mënyrë që të përcaktohet përqindja e pastërtisë së drogës.
Mësohet se Kajmaku dhe nipi i tij në dëshminë e tyre kanë pohuar se nuk dinë asgjë për praninë e drogës në vazot me lule.
Sipas tyre, ata shkuan për të blerë bimë në disa fidanishte të zonës dhe i mblodhën në atë të Grottammares, ku duhej të ngarkoheshin. Sakaq kanë rrëfyer edhe për mjetin e krimit, një çantë me shirit natriban, por i njëjti shirit nuk do të ishte përdorur për paketimin e pakove me kokainë të fshehura në dheun e bimëve të sekuestruara.