Detaje/ U tha se u mbyt në rezervuar, ja si qëndron e vërteta nga vdekja e 17-vjeçarit në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Vrap të Tiranës, ku një 17-vjeçar u mbyt në rezervuar.

Burime për median bëjnë me dije se ngjarja është ndryshe dhe se i mituri është mbytur në gropa që hapen me qëllim për të vaditur.

Banorët e zonës thonë jashtë kamerës, se i mituri kishte shkuar te xhaxhallarët e tij, ka rrëshqitur në një prej gropave që rrethohen nga plastmasi, dhe është mbytur, për shkak edhe se nuk dinte not. Ka qenë një fëmijë tjetër që ka parë të gjithë skenën, por e ka pasur të pamundur që të ndërhynte për shkak të rrezikut të këtyre gropave. Bëhet fjalë për gropa të thella disa metra, të veshura nga brenda me plasmas, të cilat mbushen me ujë dhe përdoren nga banorët për vaditje të pemëve, kryesisht të ullinjve që janë më të përhapur në zonë. Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen, është fakti se menjëherë pas mbytjes së të miturit, gropat e tilla me qëllim vaditjen janë mbushur, duke fshehur në këtë mënyrë edhe provat e vendngjarjes.

Në zonë ka disa gropa të tilla të dukshme, të cilat janë të thella. Në njoftimin e policisë u tha se 17-vjeçari ishte gjetur i mbytur në rezervuar nga xhaxhai i tij, pa shenja dhune./ facweb

https://www.priza.al/2022/07/10/xhaxhai-gjen-te-mbytur-nipin-17-vjecar-ne-rezervuarin-e-fshatit-vrap/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *