38 vjeçari i gjetur i vdekur ditën e sotme në aksin rrugor Lushnje-Fier, mësohet se ka ushtruar dhunë në familje.
Burimet për median bëjnë me dije se Betim Kastrati shpesh herë kishte ushtruar dhunë në familje. Bashkëshortja e tij ishte me urdhër mbrojtje dhe prej disa kohësh 38-vjeçari nuk lejohej t’i afrohej.
Sakaq, ditën e sotme qëlloi veten me armë zjarri, në kushtet e depresionit.