Pengmarrja e Indrit Beqirajt gjatë ditës së djeshme ishte pikënisja e zbulimit të një sërë ngjarjesh kriminale në qytetin e Durrësit. Indrit dhe Gentian Beqirajt kanë rrëfyer disa ngjarje kriminale të ndodhura, të cilat çuan në prangosjen e 13 personave të tjerë.
Detaje të reja kanë dalë në dritë, ku u mësua se vrasja e dytë që kishin marrë porosi vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj kishte të bënte me ekzekutimin e Arben Mërkurit në Sukth.
Mërkuri dyshohej nga policia si vrasës me pagesë dhe u vra pesë muaj më parë në biznesin e tij në zonën e Sukthit. Sakaq nuk ka ende informacion për vrasjen e Mërkurit dhe nuk dihet nëse e kanë ekzekutuar vëllezërit Beqiraj apo dikush tjetër, megjithatë këta të fundit kishin marrë 3 500 euro paradhënie dhe kishin marrë një shtëpi me qira pranë vendit ku jetonte Mërkuri sipas bluve të Durrësit.