Detaje/ Vrasja e çiftit Nora dhe Alban Muskurti, autori: Pësova tronditje, vëllai më shantazhonte

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën disa ditë më parë, ku çifti Nora dhe Alban Muskurti u qëlluan për vdekje nga vëllai i këtij të fundit.

I pyetur në lidhje me ngjarje, autori Arsen Muskurti shprehet se kishte një situatë problematike me vëllain e tij prej vitit 2017.

Arseni shprehet vëllai i tij e ka kërcënuar dhe i kërkonte shpesh llogari.

“Me Dritanin dhe Nora Muskurtin kam patur problematika te vazhdueshme prej vitit 2017, për shkak se ai ka qenë një person që nuk pranonte kërkesë llogarie, dhe shpesh ishte kërcënues ndaj meje. Për këtë shkak unë kam bërë edhe kallëzim në komisariat. Duke u mbledhur në të gjitha këto probleme, pësova tronditje. Mora armën dhe shkova në agjenci për t’u sqaruar. Sapo kam hyrë i kam drejtuar armën dhe I thashë: Pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babën. Ai mu përgjigj me fjalët ‘du me e bë’. Atëherë kam qëlluar me armë drejt Dritanit dhe nuk di ç’kam bërë me tej. Jam larguar për tek dyqani im që e kam aty pranë dhe kam futur armën në kasafortë. Më pas kam shkuar në shtëpinë time në Rrugën ‘5 Maji’. Jam ndërruar dhe kam thirrur avokatin tim. Rrobat e krimit i kam hedhur në një kazan plehrash”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *