Konflikti mes Ilir Kapos dhe Olgert Dhimitrit në Tiranë nisi pas pijes në lokal. Konflikti nisi brenda ambienteve të lokalit fillimisht në mënyrë verbale duke vijuar më pas jashtë tij.
Në këtë moment, Dhimitri ka nxjerrë thikën duke e qëlluar disa herë 60-vjeçarin, ku si pasojë e plagëve ai ka ndërruar jetë.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.