Policia ka sekuestruar pamjet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes në Pogradec ku një biznes u përfshi nga flakët.
Sipas burimeve të Priza.al rezulton se zjarri është vendosur nga një grup personash dhe dyshohet më shumë se 2 autor, të cilët në bashkëpunim kanë ndihmuar për të spërkatur më benzinë duke i vënë më pas flakën.
Nuk është hera e parë që ky biznes tentohet të digjet.
Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e autorëve dhe kapjen e tyre
Gjashtë automjete janë djegur pasi zjarri përfshiu një servis në fshatin Leshnicë të Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Servisi është në pronësi të Geri Pengu./Priza.al