Detaje/ Zbardhet ngjarja në Kombinat, autori efektiv i FNSH plagosi me armë 60-vjeçarin

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Burime për median bëjnë me dije se i plagosuri  është shtetasi Murteza Lika. Ky i fundit është qëlluar me armë nga Lutfi Gjyli, efektiv i FNSH. I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës, pasi kishte marrë plagë plumbi në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa kjo është një tjetër ngjarje e rëndë e ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të hëne, me protagoniste policinë e shtetit.

Komisariati nr.3 në Tiranë u kthye në një skenë krimi. Efektivi Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *