Një aksident i trefishtë ka ndodhur në orët e para të ditës në “Rrugën e Kombit”, ku mbetën të plagosura dy vajza. Aksidenti ka ndodhur në aksin Milot- Rrubik, ku një nga makinat është përplasur kokë më kokë me një furgon. Ndërsa në aksident është përfshirë një makinë e tretë.
Dy të plagosurat kanë qenë në njërën nga tre makinat e përfshira në aksident. Menjëherë ato janë dërguar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake, mësohet se shkak i aksidentit janë bërë manovrat e rrezikshme në rrugë, dhe parakalimi i gabuar i njërës prej makinave.