Detajet e atentatit në Vlorë/ Diego Hanaj u qëllua nga një ‘Range Rover’. Autorët i bënë pritë, por…  

Është cilësuar si një “atentat i mirëmenduar” ai i kësaj mbrëmjeje në Vlorë, por fatmirësisht nuk ka mundur që të neutralizojnë shënjestrën e atentatorëve.

Sipas informacioneve paraprake, 36-vjeçari Diego Hanaj, mori një plagë plumbi në dorë, pasi ndaj tij u qëllua nga një automjet tip “Range Rover”, ndërsa dyshohet se në ngjarje ka marrë pjesë edhe një makinë tjetër.

Autorët i kishin zënë pritë Hanajt në lagjen “Pavarësia”, pranë një kryqëzimi dhe pak metra nga shtëpia e tij.

I riu i shpëtoi të shtënave për mrekulli vetëm me një gërvishtje në dorë.

Nisur nga dinamika e ngjarjes, dyshohet se kemi ka të bëjmë me një atentat të mirëfilltë, me qëllim vrasjen e 36-vjeçarit Diego Hanaj.

Zona ku ndodhi atentati është mjaft e populluar dhe me kamera sigurie të bizneseve, pamjet e të cilave mund të ndihmojnë grupin hetimor, për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët.

Nga policia janë shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet se kanë qenë dëshmitarë në momentin e atentatit.

Në vendngjarje ndërkohë policia ka gjetur 4 gëzhoja si dhe është vendosur perimetri i sigurisë e po punohet për grumbullimin e sa më shumë provave materiale. Ndërkohë, rruga ku ka ndodhur ngjarja është e bllokuar dhe ndalohet kalimi i makinave.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *