Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e ish-bllokut gjatë mbrëmjes së kaluar, ku një dyqani i iu një sasi eksplozivi. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnate, në orën 00:15, ku shpërthimi ishte i fuqishëm, ku si pasojë u regjistruan vetëm dëme materiale.
Tritol dyqanit kozmetik në zonën e ish-Bllokut, shkaktohen dëme materiale
Sipas banorëve të pallatit ku ndodhi ngjarja, shpërthimi ishte shumë i fortë dhe ata dolën jashtë banesave. “Shpërthimi ishte shumë i fortë dhe të gjithë dolëm jashtë banesave”, u shpreh njëra nga banorët e pallatit.
Shpërthimi dyqanit në ish-bllok, flasin fqinjët: Të gjithë dolëm jashtë banesave
U mësua se dyqani i kozmetikës ishte marrë me qira disa muaj më parë, ndërsa pronarja Enisa Piroli vinte nga Laçi në Tiranë për hapur biznesin e saj. Ndërkohë që kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e vendosjes së tritolit. Mësohet se ka qenë një sasi e vogël lënde plasëse ndërsa kamerat kanë fiksuar një person me kapuç i cili ka ndezur tritolin.