Detajet e reja nga hetimet/ Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, një nga autorët foli shqip

Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi që tronditi Greqinë, ku mbeti e vrarë një 20-vjeçare. Policia greke ka bërë të ditur se piloti dhe specialistë kanë deshifruar gjuhën e folur nga një nga tre kriminelët, pak para se të largoheshin nga vila në Glika Nera, Atikë.

Sipas policisë, megjithëse flisnin mjaft mirë greqisht, një prej tyre ka thënë një fjali në gjuhën shqipe.

Gjithashtu, shenja ADN nga këpucë janë gjetur në vendin e krimit, ndërsa policia greke ka lejuar të publikohet se janë shumë afër identifikimit të të paktën një nga tre kriminelët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *