Një aksident i rëndë ka tronditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur 8 persona, 7 emigrantë të Lindjes së Mesme dhe shoferi nga Shkodra. Makina ka fluturuar 80 metra në ajër derisa është përplasur.
Dyshohet se shoferi nga Shkodra ishte duke ecur me shpejtësi gati 180 km në orë për t’ju shmangur policisë.
“Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë. Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra) Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik. Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar”, njofton policia.