Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i autorit të vrasjes së Petrit Vuksanit në Shkodër. 51-vjeçari Lekë Vuksani, është arrestuar pranë vendit të ngjarjes, në një banesë afër spitalit të Shkodrës.
Raportohet se autori ishte i armatosur në momentin kur policia dhe forcat speciale RENEA ndërhyn në banesë, por ai nuk bëri asnjë rezistencë.
Ndonëse viktima dhe autori kanë një mbiemër, ata nuk kanë asnjë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.
Shkak për vrasjen e ndodhur mesditën e djeshme, dyshohet të jetë bërë sherri për pagesën e qirasë, pasi autori jetonte në shtëpinë e viktimës.