Detaji që bëri të dyshohet se aktorët mund të jenë vëllezër biologjikë!

Matthew McConaughey dhe Woody Harrelson janë miq prej një jete dhe kimia e tyre është e paparë! Teksa luanin në “True Detective” ata përshtateshin fare mirë me njëri-tjetrin por pas kësaj kimie mund të fshihet diçka më tepër.

Duke folur në podkastin “Let’s Talk Off Camera” të Kelly Ripa-s, Matthew McConaughey zbuloi se nëna e tij e njihte të atin e Harrelson-it, duke lënë të kuptohet se kishte patur një lidhje me të.

“Shohim foto dhe familja ime mendon se në shumë foto të tij jam unë. Familja e tij mendon se në shumë foto të miat është ai. Në Greqi, disa vite më parë, po flisnim se sa të lidhura ishin familjet tona. Dhe nëna ime ishte atje dhe tha, ‘Woody, unë e njihja babin tënd”- tha Matthew.

Me disa llogari të djemve nga rrëfimi i nënës, rezultoi se babai i Woody-t u lirua asokohe me kusht nga burgu në të njëjtën kohë kur nëna dhe babai i Matthew ishin në proces divorci. Ky mund të jetë momenti kur ata janë “njohur”.

A do ta bëjnë testin e ADN-së për të zbuluar nëse janë vëllezër? Për Woody-n është e lehtë, ndërsa për Matthew pak më e vështirë, që të mësojë pas kaq vitesh se cili është babai i tij i vërtetë.

“Është pak më e lehtë për Woody-n të thotë: “Hajde, të bëjmë testet e ADN-së, sepse çfarë i kushton atij? Është pak më e vështirë për mua, sepse mendoj, ‘Prit një minutë, po përpiqesh të më thuash që babai im mund të mos jetë babai im, pas 53 vitesh?’ Është pak më e vëshirë për mua”– rrëfeu Matthew.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *