“Deti është i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm, mos e kalo në mënyrë të paligjshme”, është ky mesazhi i ambasadës së Britanisë së Madhe në vendin tonë, drejtuar të rinjve që zgjedhin të largohen në mënyrë ilegale drejt MB.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada shkruan se mund të humbasësh jetën si pasojë e motit të keq, prandaj iu bën apel shqiptarëve të mos rrezikojnë.
“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!”, thuhet në njoftim.